BallinaLajmeVëllau i Agim Veliut “rehatohet” si kryeshef në “Ibër-Lepenc”

Vëllau i Agim Veliut “rehatohet” si kryeshef në “Ibër-Lepenc”

Të ngjajshme

Rubio flet me kryeministrin e Irakut për naftën dhe sulmet iraniane

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka zhvilluar një...

Rexhepi: Shumë shpejt do të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Gjykata Kushtetuese të mërkurën ka njoftuar se i ka...

Qeveria mban premtimin, ndahen 500 mijë euro pas fitores ndaj Sllovakisë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj që pritet...

Vëllai i kryetarit të Podujevës, Sami Veliu, është emëruar javën e kaluar u.d. i kryeshefit në ndërmarrjen “Ibër-Lepenci” në mbledhjen e parë që Bordi i kësaj ndërmarrjeje ka mbajtur për këtë vit

Emërimi i Veliut në këtë pozitë erdhi pas dorëheqjes së kryeshefit të deritanishëm, Januz Kabashit.

Gazeta “Zëri” përmes një hulumtimi para dy javësh shkroi se rrëzimi i Kabashit, i cili është i afërt me LDK-në, ishte i pritshëm sidomos pas dy emërimeve politike që u bënë para dy javësh në Bordin e kësaj ndërmarrjeje.

Bëhet fjalë për ish-kreun e OVL-ve të UCK-së, Muharrem Xhemajlin dhe Liridon Zogianin, të dy pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Për më tepër, në rastin e Xhemajlit emërimi i tij nga shoqëria civile u cilësua edhe si i paligjshëm, meqë i njëjti ka qenë kandidat i PDK-së në zgjedhje.

Me Ligjin për Ndërmarrjet Publike kjo përbën shkelje ligjore. “Ju informoj se Januz Kabashi për arsye personale me anë të një kërkese ka kërkuar nga Bordi i Drejtorëve lirim nga pozita aktuale si kryeshef ekzekutiv, kërkesë e cila është miratuar nga Bordi dhe më pas është emëruar Sami Veliu si u.d. i kryeshefit ekzekutiv në NH “Ibër-Lepenc”, ka thënë për gazetën Aida Sejdiu, shefe e Zyrës për Komunikim në “Ibër-Lepenc”.

Gazeta ”Zëri” përmes burimeve të sigurta mëson se Samiu është vëllai i kryetarit aktual të Podujevës Agim Veliut.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz