BallinaLajmeNjë i ri malazez thotë se u përdhunua për 5 muaj në...

Një i ri malazez thotë se u përdhunua për 5 muaj në një banesë në Gjakovë

Të ngjajshme

Borë dhe shi në Zvicër

Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë...

Rudolph: Kosova dhe Gjermania ndajnë përkushtim për lirinë dhe demokracinë

Ambasada Gjermane në Prishtinë ka njoftuar për takimin e...

Rikthimi i “Teeth ’n’ Smiles”

Një nga dramat më të zhurmshme të viteve ’70,...

Musliu-Shoshi: Kurti i ka bërë hapat e parë drejt zbatimit të “Zajednicës”

Deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi, pati kritika të ashpra...

Dieta me sardele: Trend apo rrezik?

Një trend i ri në rrjetet sociale po promovon...

Forumi LGBT ‘Progres’, me bazë në Mal të Zi, ka publikuar një shkrim në faqen zyrtare të tyre në Facebook, lidhur me një të ri malazez, i cili citohet të ketë rrëfyer lidhur me përdhunimin që ai thotë që i është bërë për pesë muaj, në një banesë në Gjakovë.

Sipas  të riut malazez, rasti ka nisur shtatorin e vitit 2017, kur ishte vënë në kontakt për herë të parë me E.G. nga Kosova, përmes rrjetit social Facebook.

“Pas komunikimit fillestar, i riu pranon të takohet me E.G. në Podgoricë. Pas njoftimit dhe kalimit të një kohe së bashku, E.G. i propozon të riut të shkojë me të në një udhëtim njëditor në Pejë, në mënyrë që të kalojnë edhe më shumë kohë së bashku dhe të njihen më mirë. Pas nisjes në këtë rrugë, gjërat marrin një kahe pothuajse të pabesueshme”, thotë komunikata që forumi i LGBT-së në Mal të Zi, ka publikuar në sajtin e tyre, përcjell Telegrafi.

Më pas, siç pretendon i riu malazez në deklaratën e tij dhënë forumit “Progres”, gjatë rrugës për në Pejë, E.G. e ka sulmuar fizikisht atë, duke e detyruar të konsumojë disa tableta me përbërje të panjohur.

Ndërsa, gjithnjë sipas deklaratës së 20 vjeçarit malazez, janarin e vitit 2018, pas raportimit të fqinjit në banesën ku ai ishte ngujuar, Policia e Kosovës paraqitet në banesë dhe e dërgon djalin në stacionin policor për të marrë në pyetje.

“Por, situata merr një kahe tjetër, pasi që, siç pretendon i riu malazez, shërbyesit policorë, pasi marrin deklaratën e tij dhe e kuptojnë se i përket komunitetit LGBTI, e sulmojnë fizikisht atë. Katër policë pastaj e rrahin atë dhe e përqeshin, dhe refuzojnë t’i marrin deklaratën dhe të marrin parasysh rastin. Me këtë rast, ai u godit me grushte të mbyllura e të hapura në kokë, në stomak dhe në gjoks”, thuhet në Forumi LGBT ‘Progres’

Mëtej aty thuhet se i riu, me të dalë nga stacioni policor, ka lënë Kosovën dhe është kthyer në Mal të Zi ku ka kërkuar ndihmën e këtij Forumi.

Lidhur me këtë, Policia e Malit të Zi janë duke e shqyrtuar një rast të përdhunimit dhe keqpërdorimit seksual të një djaloshi, pjesë e komunitetit LGBTI, në Kosovës, ndërsa janë në komunikim me Interpolin për të zgjidhur këtë rast dhe të gjejnë e të sjellin para drejtësisë kryesit e kësaj vepre./Telegrafi

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz