BallinaRegjionaleDrenasKF Feronikeli përforcohet me lojtarin e ligës italiane (Video)

KF Feronikeli përforcohet me lojtarin e ligës italiane (Video)

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Futbollisti Ben Hamed Kone, do të jetë lojtari më i ri i KF Feronikelit. Zyrtarizmi i marrëveshjes bëhet gjatë dy ditëve në vijim, shkruan faqja zyrtare e klubit, – transmeton Drenica Press.

Në parim, ai ka arritur marrëveshje me presidentin e klubit, Naser Ramaj, që t’i bashkohet Feronikelit dhe të startojë me lojë në sezonin pranveror.

Deri tani, Kone ishte lojtar i klubit italian, Nuroese, teksa prej fillimit të karrierës së tij ka qenë pjesë e shumë skuadrave, përfshirë Chonburi F.C nga Tajlanda, Home United F.C nga Singapuri, Gainare Tottori F.C nga Japonia, Slavia Sofia F.C nga Bullgaria, Academica Argeş nga Rumania, FC. Voluntari nga Rumania dhe Dibba Al- Fujairah S.C nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kone do të jetë një përforcim shtesë për klubin, sidomos duke e marrë për bazë përvojën e tij të gjatë në fushë dhe teknikën e veçantë të lojës.

Lojën magjike të tij mund ta ndiqni në videon më poshtë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz