back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeTahiri nënshkroi marrëveshje për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për qytetarët e...

Tahiri nënshkroi marrëveshje për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për qytetarët e Vushtrrisë

Të ngjajshme

Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja

Një incident i rëndë ka ndodhur sonte në Han...

Filmi i Visar Morinës fiton çmimin kryesor në Sundance, luan aktori Astrit Kabashi

Filmi “Shame and Money” i regjisorit Visar Morina, me...

Lucas Paqueta zyrtarizohet te skuadra e re

Lucas Paqueta edhe zyratrisht është pjesë e Flamengos. Braziliani është...

Nga sot qytetarët e Vushtrrisë nuk do të paguajnë shpenzimet për ceremoninë e varrimit në territorin e Komunës së Vushtrrisë.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, sot ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi në mes të Komunës dhe Këshillit të Bashkësisë Islame për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për qytetarët e Vushtrrisë.

Në këtë ceremoni ka marr pjesë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës,  myftiu Naim Tërrnava dhe kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Vushtrri, Shemsi Rrahimi, i cili e nënshkroi marrëveshjen në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Vushtrri.

Me këtë marrëveshje komuna merr përsipër të gjitha shpenzimet e varrimit për qytetarët në territorin e Komunës së Vushtrrisë.

Kjo marrëveshje është e bazuar në vendimin e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë të datës 29 qershor të vitit të kaluar.

Të Fundit

Sport

ShowBiz