BallinaSportArrestohet tifozi që bëri abuzime raciste ndaj Antoine Semenyo-s

Arrestohet tifozi që bëri abuzime raciste ndaj Antoine Semenyo-s

Të ngjajshme

Bastisja në Agjencinë Kadastrale, Pacolli: Ka pasur dyshime serioze për abuzime

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore...

Arrestohet në Vlorë i kërkuari për trafik droge në Spanjë

Një operacion i përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe atyre...

Skuadra e Evertonit ka njoftuar se është arrestuar tifozi i cili ka bërë abuzime raciste ndaj futbollistit të Manchester Cityt, Antoine Semenyo, gjatë ndeshjes të së hënës, e cila përfundoi me barazim 3-3.

Sipas njoftimit, policia e Merseyside-t ka arrestuar një 71-vjeçar për shkelje të rendit publik me motive racore, shkruan IndeksOnline.

Ai më pas është liruar me kusht dhe i është ndaluar të afrohet brenda një rrezeje prej një milje nga çdo stadium sportiv.

”Klubi i futbollit Everton konfirmon se një tifoz u arrestua gjatë barazimit 3-3 të së hënës në mbrëmje në Premier League kundër Manchester Cityt në stadiumin Hill Dickinson, pas raportimeve për abuzim racist të drejtuar ndaj një lojtari të skuadrës kundërshtare.

Policia e Merseyside-s arrestoi një burrë 71-vjeçar nën dyshimin për një shkelje të rendit publik me motive racore, pasi tifozët dhe stjuardët raportuan incidentin.

Ai tashmë është liruar me kusht, duke përfshirë kufizime që e ndalojnë të afrohet brenda një rrezeje prej një milje nga çdo stadium sportiv i përcaktuar, për një periudhë deri në katër orë para fillimit të ndeshjes, gjatë ndeshjeve dhe deri në katër orë pas përfundimit të tyre.

Racizmi dhe diskriminimi në çdo formë janë plotësisht të papranueshme. Ato nuk kanë vend në stadiumet tona, në sportin tonë apo në shoqëri, dhe sjellje të tilla nuk do të tolerohen.

Një reagim i shpejtë nga tifozët e tjerë, stjuardët dhe policia e Merseyside-t çoi në identifikimin e individit dhe marrjen e masave të duhura.

Klubi do të vazhdojë të punojë ngushtë me autoritetet për të mbështetur hetimin e tyre dhe do të ndërmarrë masat më të forta të mundshme në përputhje me qasjen e tij të tolerancës zero”, thuhet në komunikatën e Evertonit./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz