BallinaLajmeFragmentimi gjeopolitik dhe nevoja që Kosova të qartësojë pozicionin e saj, Carafano...

Fragmentimi gjeopolitik dhe nevoja që Kosova të qartësojë pozicionin e saj, Carafano flet në organizimin e Odës Ekonomike Amerikane

Të ngjajshme

Zgjedhjet e 7 qershorit, KQZ: 18 parti konfirmojnë pjesëmarrjen deri tani

Kur kanë mbetur vetëm edhe një ditë afat për...

Lako: Kosova ‘si Zvicra’ e rajonit për drejtësinë, krahasuar me Shqipërinë

Në një tryezë të organizuar nga Instituti i Kosovës...

Shala: Keqmenaxhimet në KEK po i paguan konsumatori

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka...

Bastisja në Agjencinë Kadastrale, Pacolli: Ka pasur dyshime serioze për abuzime

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore...

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, në partneritet me The Heritage Foundation, organizoi bashkëbisedimin “Qëndrueshmëria Ekonomike, Siguria dhe Rritja në një Botë të Fragmentuar”, me pjesëmarrjen e James Jay Carafano. Diskutimi u moderua nga Petrit Selimi, ndërsa fjalën hyrëse e mbajti Pleurat Hundozi, Anëtar i Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane.

Në diskutim është folur edhe për ndikimin në rritje të fragmentimit gjeopolitik në stabilitetin ekonomik global, me fokus të veçantë në sigurinë energjetike, furnizimin e qëndrueshëm dhe të përballueshëm me energji, si dhe rëndësinë e partneriteteve strategjike në forcimin e qëndrueshmërisë së ekonomive më të vogla.

“Gjatë diskutimit u theksua gjithashtu rëndësia e angazhimit të vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara në Ballkan, si dhe nevoja që Kosova të vazhdojë të forcojë qëndrueshmërinë ekonomike dhe institucionale, të qartësojë pozicionimin e saj gjeopolitik dhe të avancojë zhvillimin afatgjatë të qëndrueshëm”, thuhet në njoftim

Pjesëmarrësit diskutuan edhe mënyrat se si Kosova mund ta artikulojë më fuqishëm potencialin e saj si partner stabil dhe me vizion për të ardhmen, duke kontribuar në stabilitetin rajonal, bashkëpunimin ekonomik dhe forcimin e lidhjeve transatlantike në një mjedis global gjithnjë e më kompleks.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz