BallinaSportIrani e paralajmëron FIFA-n: SHBA-ja nuk ka të drejtë t’i ofendojë simbolet...

Irani e paralajmëron FIFA-n: SHBA-ja nuk ka të drejtë t’i ofendojë simbolet tona

Të ngjajshme

Shala: Keqmenaxhimet në KEK po i paguan konsumatori

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka...

Bastisja në Agjencinë Kadastrale, Pacolli: Ka pasur dyshime serioze për abuzime

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore...

Arrestohet në Vlorë i kërkuari për trafik droge në Spanjë

Një operacion i përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe atyre...

Irani e ka dërguar një mesazh të fortë drejt FIFA-s në lidhje me pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duhet ta lejojnë asnjë lloj fyerjeje ndaj simboleve të sistemit të tyre politik.

Sipas zyrtarëve të Federatës Iraniane, respektimi i simboleve dhe strukturave shtetërore është një kusht thelbësor për pjesëmarrjen në këtë kompeticion, i cili do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, shkruan “Gazeta Express”.

Kjo deklaratë vjen në një moment tensionesh të larta politike dhe sportive, ku çështja e pranisë së Iranit në Botërorin 2026 ka shkaktuar debate të shumta ndërkombëtare.

Zyrtarët iranianë kanë theksuar se FIFA duhet të garantojë kushte të barabarta dhe respekt maksimal për çdo komb pjesëmarrës, duke nënvizuar se organizmi më i lartë i futbollit botëror është përgjegjës për mbarëvajtjen e turneut dhe jo vendet organizatore individualisht.

Kjo çështje lidhet edhe me incidentet e fundit që e përfshinë delegacionin iranian në Amerikën e Veriut, si dhe me rregullat e hyrjes dhe kufizimet për individë të lidhur me struktura të caktuara shtetërore.

Në të njëjtën kohë, autoritetet amerikane kanë bërë të qartë se persona të lidhur me Gardën Revolucionare Islamike nuk do të lejohen të hyjnë në territorin e SHBA-së, duke i shtuar më tej tensionet përpara turneut.

Situata mbetet delikate dhe në zhvillim, ndërsa FIFA pritet ta luajë një rol kyç në garantimin e pjesëmarrjes së të gjitha skuadrave dhe në menaxhimin e çështjeve politike që po e shoqërojnë një nga eventet më të mëdha sportive në botë. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz