BallinaRegjionaleDrenasGjermanët të interesuar për të investuar në Drenas, kryetari Lladrovci u tregon...

Gjermanët të interesuar për të investuar në Drenas, kryetari Lladrovci u tregon mundësitë për investime

Të ngjajshme

Zgjedhjet e 7 qershorit, KQZ: 18 parti konfirmojnë pjesëmarrjen deri tani

Kur kanë mbetur vetëm edhe një ditë afat për...

Lako: Kosova ‘si Zvicra’ e rajonit për drejtësinë, krahasuar me Shqipërinë

Në një tryezë të organizuar nga Instituti i Kosovës...

Shala: Keqmenaxhimet në KEK po i paguan konsumatori

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka...

Bastisja në Agjencinë Kadastrale, Pacolli: Ka pasur dyshime serioze për abuzime

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore...

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim përfaqësues të delegacionit gjerman të cilët ishin të interesuar për të sjellur investime në Komunën e Drenasit dhe mënyrat e të bërit biznes.

Në këtë takim, kryetari Lladrovci, ka treguar mundësit dhe përparësitë që ofron territori i Komunës së Drenasit për bërjen e biznesit, sidomos në Parkun e Biznesit.

Lladrovci njoftoi të pranishmit për mundësitë e të berit biznes në Drenas dhe ka ftuar bizneset gjermane që të vijnë për të investuar në Drenas. Lladrovci u ka siguruar se do të krijoj lehtësira së bashku me gjithë stafin komunal që të jenë në shërbimin e tyre.

Ndërsa përfaqësuesit e kompanive gjermane të cilët ishin të afërt më zonjën e hekurt, Angela Merkel, kanë shprehur interesimin e tyre për të sjellur investime në Drenas. Heint Stoppe, konsulent për mundësit promovuese të bërit biznes, i shoqëruar nga përfaqësuesi ligjor i komunitetit të biznesit gjerman, Bern Karwiese dhe nga bashkatdhetari ynë që jeton e vepron në Gjermani, Blerim Dervari, janë shprehur të kënaqur më mundësit që ofron Komuna e Drenasit për të investuar ne këtë pjesë.

Çështje më interes që u bisedua në këtë takim, ishte edhe riciklimi i mbeturinave, mjedisi dhe tregu i punës në Kosovë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz