BallinaLajmeDelegacioni i Policisë së Kosovës zhvillon vizitë zyrtare në Turqi, thellohet bashkëpunimi...

Delegacioni i Policisë së Kosovës zhvillon vizitë zyrtare në Turqi, thellohet bashkëpunimi me Policinë Turke

Të ngjajshme

Raportohet i zhdukur një person në Gjakovë, Policia nis hetimet

Një person është raportuar i zhdukur në Gjakovë, pasi...

Raphinha mohon largimin nga Barcelona

Raphinha është padyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm...

Përleshje për pronë mes vëllezërve në Mitrovicë, përfundojnë në mbajtje

Një incident mes dy vëllezërve ka ndodhur të premten...

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Viti, vjedhin armën nga kasaforta

Një rast i vjedhjes është raportuar në Viti, ku...

Sonte finalja e parë, Trepça – Bashkimi

Finalja e madhe e “Play-off”-it të ProCredit Superligës do...

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një delegacion zyrtar, i kryesuar nga Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm, Kolonel Fehmi Hoti, ka zhvilluar vizitë në Republikën e Turqisë.

Sipas njoftimit, palët kanë vlerësuar lart bashkëpunimin ekzistues dhe kanë theksuar rëndësinë e shkëmbimit të informatave, si dhe forcimit të aktiviteteve të përbashkëta në nivel bilateral dhe ndërkombëtar.

Në fokus të takimeve ka qenë lufta kundër krimit të organizuar, krimeve të rënda, migrimit ilegal dhe terrorizmit, si dhe rritja e bashkëpunimit operacional mes dy vendeve.

Po ashtu, është diskutuar edhe për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e ngritjes së kapaciteteve profesionale, përfshirë trajnimin e stafit dhe avancimin e kapaciteteve teknike dhe teknologjike.

Të dy palët janë dakorduar për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe intensifikimin e kontakteve, me qëllim rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Lajmi.net/