BallinaLajmePërvjetori i Luanit, Nasimi me fjalim prekës: Dada Rukë e ke pasë...

Përvjetori i Luanit, Nasimi me fjalim prekës: Dada Rukë e ke pasë djalin ma të urtë – Baca Smajl ma shumë m’ka rreh…

Të ngjajshme

Përleshje për pronë mes vëllezërve në Mitrovicë, përfundojnë në mbajtje

Një incident mes dy vëllezërve ka ndodhur të premten...

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Viti, vjedhin armën nga kasaforta

Një rast i vjedhjes është raportuar në Viti, ku...

Sonte finalja e parë, Trepça – Bashkimi

Finalja e madhe e “Play-off”-it të ProCredit Superligës do...

Vëllai rrah vëllanë në Prishtinë, nuk e lejoi të voziste i dehur

Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti...

Gruaja sulmon fizikisht bashkëshortin pas një mosmarrëveshjeje familjare

Një rast i dhunës në familje është raportuar pas...

Sot në përvjetorin e rënies së heroit Luan Haradinaj u bënë homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Zonës Operative të Dukagjinit në Gllogjan ku u mblodhën figura politike e bashkëluftëtarë të tij.

Në fjalën e tij ish-luftëtari i UÇK-së, Nasim Haradinaj, tha fjalë të mëdha për Luanin, duke e përshkruar si më të urtin e djemve të nënës Rukë, të cilës iu drejtua.

“Luanin e ke pasë djalin më të qetë, më të respektueshëm”, i tha ai, duke shtuar: “Kur ka hi dhe kur ka marrë detyrat kombëtare i ka befasuar të gjithë me guximin”.

“Luani ishte lokomotiva e gjithë UÇK’së, por Luan Haradinaj ka dashtë që 24 orëshin ta kthejë në 48 orë dhe asnjëherë kur ka pru logjistikë brenda s’është kthyer edhe pa një aksion, që do të thotë që dyfishin e kohës e ka shfrytëzuar në maksimum”, tha ai, duke shtuar se Luani s’e ka bërë krenare vetëm familjen e tij, por ka kapërcyer kufijtë e familjes, e fshatit dhe sot është simboli i gjithë rezistencës kombëtare”,

Ndërkaq, me humor foli për babanë e tij, veprimtarin e çështjes kombëtare, Smajl Haradinajn, i cili është i varrosur në këtë kompleks.

“Për bacën Smajl çka me kallxu, ma shumë m’ka rreh se…”, ndërsa shtoi se atë, përtej bijve të tij biologjikë, e kanë nderuar Shkëlzen, Luan e Ramush Haradinaj./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz