Kandidati për kryetar të Drenasit nga Nisma për Kosovën, Isa Xhemajlaj përmes një postimi në rrjetet sociale ka falënderuar të gjithë anëtarët dhe simpatizantët për angazhimet në zgjedhjet e 22 tetorit, duke shtuar se ky rezultat nuk paraqet vullnetin e lirë të banorëve të Drenasit.
Në reagimin e Xhemajlajt të cilin e përcjell drenicapress thuhet:
Të dashur banorë të Drenasit anëtar ,simpatizant dhe votues të Nisma pēr Kosovën Dega Drenas, përzemërsisht ju falënderoj për pritjet që na i bëtë gjatë fushatës dhe angazhimin tuaj për ti sjellë ndryshimin Drenasit me 22 Tetor.
Ky rezultat nuk paraqet vullnetin e lirë të banorëve të Drenasit por vullnetin e disa individëve e grupeve mbrenda e jashtë Komunës tonë që kanë interesa ekonomike dhe po duan që me çdo kusht ti mbrojnë pronat e tyre të fituara jashtëligjshëm dhe pa djersë.
Jemi duke mbledhur fakte rreth devijimit të vullnetit tuaj dhe në vazhdimësi do ju informojmë për proceset ne vazhdim.

