BallinaLajme​Vepra arti për Skënderbeun, shënohet 621-vjetori i lindjes së tij

​Vepra arti për Skënderbeun, shënohet 621-vjetori i lindjes së tij

Të ngjajshme

Mbyllet përkohësisht një rrugë e kryeqytetit

Rruga “Vicianum” në lagjen Arbëria në Prishtinë do të...

Haxhiu kujton Luan Haradinajn në 29-vjetorin e rënies së tij

U.D presidentja e Kosovës Albulena Haxhiu ka kujtuar Heroin...

Me vepra të shumta artistike është mbushur sheshi i kryeqytetit të Kosovës për nder të 621- vjetorit të lindjes së heroit, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu.

Organizata “Shqiptaria” dhe “Artist për artist” organizuan një ekspozitë me piktura të ndryshme për Skënderbeun.

Basri Beka nga Këshilli organizues tha se organizimet që po mbahen tash tri vjet radhazi janë për të kujtuar madhështinë e Skënderbeut.

“Tash tre vite radhazi së bashku kemi bërë këtë aktivitet kulturor në kujtim të kujtesës historike të kryeheroit tonë për të rritur kujtesën historike të popullit tonë për madhështinë e Skënderbeut. Në kuadër të festimit janë organizuar disa aktivitete.. Artistë nga të gjitha trojet ekspozojnë veprat e tyre artistike nën organizimin e artistëve për artist. Në ora 16:00 do fillojmë me koncertin festiv. Kemi edhe grupe të arbëreshëve të ftuar nga ne si organizatorë”, tha ai.

Ndërsa, Veton Gusia nga “Artist për artist” u shpreh se artistët kanë shprehur kryeheroin në mënyra të ndryshme, jo vetëm si një luftëtar.

“Mundeni me pa seriozitetin e artistëve që kanë dashur në mënyra të ndryshme me e shpreh kryeheroin tonë, jo vetëm si luftëtar, por edhe si filozof e mendimtar, unifikues që edhe është i kombit tonë, identitet.. Këtu ka artistë prej të gjitha viseve, Maqedonisë, Luginës, Malit të Zi, Shqipërisë e Kosovës. Çdo vit po rritet numri i prezantuesve të veprave të Skënderbeut”, tha ai.

Përveç ekspozitës, sot janëe organizuar aktivitete të tjera të ndryshme, parakalimi i grupeve arbëreshe dhe manifestimi tradicional.

Kujtojmë se heroi kombëtar Gjergj Kastriot – Skënderbeu ka lindur më 6 maj të vitit 1405.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz