BallinaLajmeThaçi merr mirënjohje për promovim të harmonisë fetare

Thaçi merr mirënjohje për promovim të harmonisë fetare

Të ngjajshme

Kushtet e Mourinhos për rikthim te Real Madridi

José Mourinho mbetet një emër gjithnjë e më i...

​Vepra arti për Skënderbeun, shënohet 621-vjetori i lindjes së tij

Me vepra të shumta artistike është mbushur sheshi i...

Kosovës i shtohen edhe 17 gjyqtarë të rinj

Në Presidencën e Kosovës është mbajtur ceremonia e betimit...

Mourinho vendos disa kushte për tu rikthyer si trajner i Real Madridit

Jose Mourinho ka vendosur disa kushte për tu rkthyer...

Presidenti i Republikës së Kosovës, priti në takim Peshkopin Efraim M. Tendero, Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës Ungjillore Botërore, pastor Driton Krasniqin, kryetari i Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës dhe pastorin Fehmi Cakolli, drejtor i shënimit të 500 vjetorit të reformacionit protestant në Kosovë.

Peshkopi Tendero po qëndron në Kosovë me ftesë të Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës për të marrë pjesë në Javën e Reformacionit që mbahet për të shënuar 500 vjetorin e reformacionit protestant.

Presidenti Thaçi shprehu falënderimin e tij për vizitën, duke shtuar se ndjehet i nderuar që ky përvjetor po shënohet në Kosovë, si dhe duke e cilësuar këtë si mirënjohje për tërë Kosovën.

“Kjo është mirënjohje për Kosovën. Kosova e meriton një mirënjohje të tillë sepse është vend që promovon dialogun, tolerancën, bashkëjetesën dhe paqen”, theksoi presidenti Thaçi.

Duke folur për zhvillimin e dialogut ndërmjet feve, presidenti Thaçi kujtoi se “çdo vit organizojmë konferencën INTER-FAITH që bën bashkë liderë fetarë, politikanë, akademikë, nga e tërë bota”.

I pari i vendit foli edhe për promovimin e dialogut në mes të komuniteteve etnike.

“Kam iniciuar themelimin e Komisionit për të Vërtetën e Pajtim që do të mbyllë kapitullin e luftës dhe të hapë kapitullin e paqes së qëndrueshme në mes të popujve në Kosovë. Por, e promovojmë edhe dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, si alternativë e vetme për paqen e qëndrueshme në rajon” shtoi presidenti Thaçi.

Peshkopi Tendero shprehu mirënjohje për Presidentin Thaçi për përkrahjen për liritë fetare në Kosovë dhe për promovimin e harmonisë fetare në mes grupeve të ndryshme religjioze.

Peshkopi Tendero i dorëzoi Presidentit Thaçi një pllakate mirënjohjeje në emër të Aleancës Ungjillore Botërore si dhe librat e botuar nga Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës.

Presidenti Thaçi u shpreh se toleranca dhe bashkëjetesa janë themele të shoqërisë kosovare dhe se shteti i Kosovës do të mbrojë dhe promovojë këto vlera kudo në botë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz