BallinaLajmeKosovës i shtohen edhe 17 gjyqtarë të rinj

Kosovës i shtohen edhe 17 gjyqtarë të rinj

Të ngjajshme

MINTI publikon çmimet e derivateve për dy ditët e ardhshme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar...

Incident në Gjakovë, katër persona pengojnë policët – tre në pranga

Katër persona në Gjakovë kanë penguar policën për ta...

Raportohet i zhdukur një person në Gjakovë, Policia nis hetimet

Një person është raportuar i zhdukur në Gjakovë, pasi...

Raphinha mohon largimin nga Barcelona

Raphinha është padyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm...

Përleshje për pronë mes vëllezërve në Mitrovicë, përfundojnë në mbajtje

Një incident mes dy vëllezërve ka ndodhur të premten...

Në Presidencën e Kosovës është mbajtur ceremonia e betimit të gjyqtarëve të rinj të vendit.

Aty janë betuar 17 gjyqtarë të rinj. Ndërsa ceremonia e betimit është mbajtur e hapur për media.

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu tha se vendimet duhet të bazohen në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Vendimet tuaja duhet të jenë të bazuara vetëm në Kushtetutë, në ligj dhe të mbështetura në prova. E mandati fillestar shkon shumë shpejtë, prandaj vitet e mandatit fillestar është shumë i shpejtë, prandaj punoni aq shumë sa me e meritu mandatin e përhershëm. E duke pasur parasysh edhe informacionet që i kemi marrë për juve, unë jam shumë e bindur që punën do ta kryeni me nder. E faleminderit edhe një herë që jeni këtu, pra në këtë moment të rëndësishëm“, tha Haxhiu.

Arjeta Sadiku, ushtruese e detyrës së Kryesueses së Këshillit Gjyqësor të Kosovës foli për misionin që kanë gjyqtarët.

“E potencuat edhe ju që kohëve të fundit jemi takuar shpesh, por është për qëllime shumë të mira, të aktiviteteve që i shërbejnë edhe të gjitha institucioneve, përveç sistemit të drejtësisë. Sot është një ditë e shënuar jo vetëm për gjyqtarët e rinj, por edhe për sistemin tonë dhe institucionet. Si ish-gjyqtare, si gjyqtar me një përvojë ndoshta të shkurtër po mundem me thënë, me qenë gjyqtar nuk do të thotë vetëm, nuk kupton vetëm profesionalizëm. Me qenë gjyqtar është një mision fisnik, i cili kërkon një integritet të lartë. Pastaj, pasur parasysh se vendimet tona i shërbejnë jo vetëm qytetarëve, mirëpo edhe ndikojnë në besimin e qytetarëve në institucionet tona. Andaj, në këtë rrugëtim ju inkurajoj që të udhëhiqeni nga ligji së pari, pastaj paanshmëria, si dhe ndjenja e drejtësisë që është shumë e rëndësishme“, u shpreh ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz