BallinaLajmeSekretari Amerikan i Shtetit uron besimtarët në Kosovë për Kurban Bajram

Sekretari Amerikan i Shtetit uron besimtarët në Kosovë për Kurban Bajram

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex W. Tillerson, i ka dërguar urim kryeministrit në largim Isa Mustafa duke uruar Festën e Kurban Bajramit edhe për të gjithë myslimanët.

Duke theksuar rëndësinë e kësaj feste për myslimanët në gjithë botën, sekretari Tillerson tha se shumëllojshmëria e kulturave dhe shteteve të përfaqësuara në Haxhin vjetor, shërben si përkujtues i shoqërive vibrante civile, të cilat qëndrojnë së bashku në lutje, duke çmuar reflektimin shpirtëror, shërbimin, duke ndihmuar ata me më pak fat dhe duke ngritur themelet e respektit të ndërsjellët që i tejkalon kufijtë.

Në urimin e sekretarit amerikan, Rex W. Tillerson thuhet:

I nderuar, z. Kryeministër,

Ju lutem pranoni urimet e mia më të mira për myslimanët e gjithë botës, në festën e tyre të Kurban Bajramit, si dhe urimet e mia për ata të cilët kthehen në shtëpi, duke shënuar përfundimin e pelegrinazhit të Haxhit.

Është moment domethënës të shohësh afër tre milionë myslimanë, përfshirë mijëra myslimanë amerikanë, të mbledhur në Mekë për të kryer obligimin e shtyllës së pestë të Islamit. Shumëllojshmëria e kulturave dhe shteteve të përfaqësuara në Haxhin vjetor, shërben si përkujtues i shoqërive vibrante civile, të cilat qëndrojnë së bashku në lutje, duke çmuar reflektimin shpirtëror, shërbimin, duke ndihmuar ata me më pak fat dhe duke ngritur themelet e respektit të ndërsjellët që i tejkalon kufijtë.

Në emër të Departamentit të Shtetit, ju dërgoj përshëndetjet e mia të ngrohta për një festë të lumtur.

Urime festën e Bajramit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz