BallinaRegjionaleSkenderaj, gjest i madh human nga Leonora Jakupi (FOTO)

Skenderaj, gjest i madh human nga Leonora Jakupi (FOTO)

Të ngjajshme

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

​Trump telefonatë me Starmer për situatën në Lindjen e Mesme: Ngushtica e Hormuzit duhet të hapet sërish

Kryeministri britanik Keir Starmer zhvilloi një telefonatë me presidentin...

Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi, në prag të festës së Fitër Bajramit ka treguar zemërgjerësin e saj.

Në Skenderaj ajo ka ndihmuar familjet nevojtare të qytetit të saj të lindjes në vlerë prej mbi 2.000 euro, përcjell Drenicapress.

Për evidentimin e rasteve sociale është kujdesur organizata “Iniciativa Aktiviteti”.

Sipas përfaqësuesit të kësaj organizate, Berat Shatrit, me të hollat e këngëtares Jakupi, janë ndihmuar 22 familje, duke u dërguar pako ushqimore.

Gjatë këtij aktiviteti, Nora dukej shumë e lumtur që po ka mundësi t’u ndihmoj nevojtarëve, duke premtuar ndihma edhe në të ardhmen.

Në anen tjetër Shatri, i cili është student në Medine, ka thënë për Drenicapress, se qysh para Ramazanit kanë filluar me shpërndarjen e pakove ushqimore, duke shpërnda deri më tani afro 300 pako!

Sipas Shatrit ky aktivitet do të vazhdoj edhe pas Bajramit, duke shpresuar në ndihmen donatorve të ndryshëm./Drenicapress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz