BallinaSportZëvendësuesit e mundshëm të Ronaldos (Foto)

Zëvendësuesit e mundshëm të Ronaldos (Foto)

Të ngjajshme

Simulim në tru – trajtim i ri jep shpresë për fëmijët me autizëm

Një metodë e re stimulimi të trurit mund të...

Luan Haradinaj kurorëzon dashurinë në Gllogjan

Luan Shkëlzen Haradinaj, djali i dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare...

Vdes pas aksidentit në ShBA 19-vjeçari me prejardhje nga Kosova, Kayden Kabashi

Kayden Kabashi, i cili të hënën ishte aksidentuar përderisa...

Nëse Cristiano Ronaldo largohet nga Real Madridi, në klub janë disa lojtarë që shihen si zëvendësues të mundshëm të portugezit, por Los Blancos kanë edhe katër alternative tjera jashtë skuadrës.

Cristiano Ronaldo është bërë temë në gjitha mediat botërore, pas raportove nga Portugalia se katër herë fituesi i “Topit të Artë” dëshiron të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

E gjitha kjo ka ndodhur për shkak të akuzave ndaj Ronaldos për evazion fiskal, që madje raportohet se mund të shkojë edhe në burg.

E përditshmja spanjolle AS, e cila vazhdimisht gjatë ditës ka raportuar për largimin e mundshëm të Ronaldos, tani ka bërë të ditur emrat e lojtarëve që mund ta zëvendësojnë portugezin.

Sipas “AS”, nëse Ronaldo largohet, është një mundësi e artë për Gareth Bale që të tregojë talentin dhe të marrë drejtimin e skuadrës, teksa edhe i riu Marco Asensio shihet si një mundësi, pasi 21 vjeçari premton shumë, si për Real Madridin, ashtu edhe për Spanjën.

Isco dhe James, janë dy emra tjerë që flitet se mund ta zëvendësojnë portugezin.

Derisa nga jashtë, sulmuesi i Monacos, Kylian Mbappe, ai i Juventusit, Paulo Dybala, talenti i Borussia Dortmundit, Ousmane Dembélé dhe sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski, shihen si zëvendësues të mundshëm të CR7, në rast të largimit të këtij të fundit.

Është bërë e ditur se çdo klub që e dëshiron në skuadër Cristiano Ronaldon, duhet të derdhë 400 milionë euro në arkat e Real Madridit.

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz