Ndërsa Real Madrid do të vuajë mungesën e Toni Kroos në pjesën e mbetur të vitit 2016, edhe në “El Classico”, në “Camp Nou”, të shtunën e 3 dhjetorit, ka ende dyshime për Sergio Ramos, Pepe dhe Casemiro, trajneri Luis Enrique mund ta ketë gjithë grupin e lojtarëve të tij për ndeshjen e jashtëzakonshëm kundër ekipit të Zinedine Zidane.
Kur ka mbetur më pak se një muaj nga ndeshja e parë e sezonit kundër të bardhëve, Gerard Pique, Jordi Alba dhe Aleix Vidal do të jenë në dispozicion të Barcelonës, që me rifillimin e La Liga, kundër Malagas. Ai që është më i prapambetur në këtë drejtim quhet Andres Iniesta, por ka pak gjasa që fantazisti katalanas të mos luajë “El Classico”-n e tij të 34-t.
Mirëpo sipas raporteve që vijnë nga Spanja, Iniesta është duke u rikuperuar me shpejtësi dhe ndaj Reali mund të jetë gati, për derbin e madh botëror.