Jose Mourinho vendos nën akuzë stafin mjekësor të Man.United. Infermieria e “Djajve të Kuq” është e mbipopulluar gjatë kësaj periudhe dhe Special Onë duket se është i nerovozuar për këtë fakt. Pa vendosur në plan të parë teoritë komplotiste kundër teknikut, portugezi duket se kërkon ti shkojë deri në fund kësaj cështje dhe ka urdhëruar të bëhët një hetim i detajuar për stafin mjekësorë të skuadrës angleze. Si të mos mjaftoj mungesa rezultateve pozitive, numri i futbollistëve që kanë përfunduar në infermieri është i madh, duke filuar që nga Eric Bailly për të vazhduar me Antonio Valencian, Luke Shaë,Chris Smalling, Maroune Fellaini.
Një tjetër emër jo pak i rëndësishëm është edhe armeni Henrikh Mkhitaryan, i cili edhe pse nuk është i dëmtuar gëzon një formë fizike larg asaj që jemi mësuar të shihnim tek ish-skuadra e tij, Borussia Dortumund. Më shumë se 30 milionë Euro të shpenzuara për 27-vjecarin ende nuk japin frytet e shumë pritura. Shumë pikëpyetje në radhët e Man.United, ku duket se pritjes për një përgjigje i ka ardhur fundi. Tashmë është momenti që fajtorët të marrin mbi supe peshën e përgjegjsisë dhe për këtë Jose Mourinho nuk ka ndërmënd të presë më dhe aq gjatë.
Të kujtojmë se Mourinjo sa ishte te Chelsea e susendoj një pjesë të stafit mjekësore për shkak të neglishencës së stafit mjekësor.