back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeNuk sqarohet vdekja misterioze e Astrit Deharit

Nuk sqarohet vdekja misterioze e Astrit Deharit

Të ngjajshme

Haradinaj: Ligjëratat e Speciales, propagandë kundër UÇK-së

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj ka komentuar ligjëratën e...

Vendim nga Supremja: ZRRE fiton ndaj KOSTT, gjoba afro 440 mijë euro mbetet

Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka refuzuar si...

Arben Vitia e pranon që u intervistua nga Prokuroria Speciale

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka pranuar...

Hoti: 4 herë në 4 vite u shtrenjtua energjia elektrike, dhe tallja me qytetarët vazhdon

Ish-deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka komentuar çështjen e...

Misteri lidhur me mënyrën e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, që po mbahej në paraburgim në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, nuk është sqaruar as të dielën.

Përderisa në ditën e parë të ngjarjes tragjike kishte deklarata nga zyrtarët që e patën përmendur si mundësi dyshimin për përdorimin e medikamenteve nga i ndjeri, në ditën e dytë të hetimit të rastit asnjë nga institucionet nuk i kanë përmendur ilaçet, por as ndonjë pistë tjetër të mundshme hetimi, megjithëse tashmë është konfirmuar se i ndjeri Astrit Dehari ka pasur gërvishtje në të dy duart dhe në anën e djathtë të qafës, duke e thelluar edhe më shumë misterin rreth këtij rasti, shkruan sot Koha Ditore.

Edhe përpjekjet e gazetës që bazuar në informata të konfirmuara të bëjë rikonstruktimin e orëve të fundit të jetës së Deharit kanë qenë të pasuksesshme, për shkak se autoritetet nuk kanë ofruar përgjigje në shumë dilema që kanë të bëjnë me vdekjen e aktivistit opozitar.

Kështu, autoritetet nuk kanë treguar nëse Dehari ka qenë i vetëm në dhomën e burgut para se të ndodhte rasti dhe kur është gjetur. Nuk kanë treguar as nëse ka pasur ndonjë sjellje të pazakontë, si e ka kaluar ditën kritike deri në momentin e vdekjes

Të Fundit

Sport

ShowBiz