BallinaBotëNdodh edhe kështu! Fotografit në Itali i vjen fatura e dritave 65...

Ndodh edhe kështu! Fotografit në Itali i vjen fatura e dritave 65 000 euro

Të ngjajshme

Ky është personi i vrarë në Gjakovë

Një person ka mbetur i vrarë në Gjakovë në...

Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent crude arriti në gati...

Profesionet që iu rritën më shumë pagat në 2025-n në Shqipëri

Kushdo që zgjedh një profesion apo vend pune e...

Një qytetar italian u zotua sot se do të fillonte një betejë të vërtetë ligjore kundër një kompanie të shitjes së energjisë, pasi i kishte ardhur një faturë me vlerë 65 000 euro (73 000 dollarë). Fotografit Daniele Cametti Aspri, me banim në Romë, iu tha se konsumi i tij i energjisë elektrike ishte nënvleftësuar përgjatë 10 viteve të fundit dhe se ai duhej ta paguante këtë shumë deri më 19 shtator. “Unë e konsideroj përpjekje për zhvatje”, deklaroi ai për agjencinë gjermane të lajmeve, DPA, ndërsa mësohet se ai është ndjerë mirë nga gjendja shëndetësore. Fotografi shtoi se që ditën që kishte marrë faturën monstër i kishte filluar hipertensioni dhe se do të merrte një avokat për të kërkuar dëmshpërblim nga siguruesi i tij i energjisë elektrike. “Problemet e mia shëndetësore nuk do të më largohen derisa të kem këtë shqetësim”, thotë Aspri. “Kompania ‘Acea Energia’ nuk mund të presë 10 vite për të korrektuar leximet e saj”, thekson ai. Me anë të një deklarate kompania ”Acea Energia” tha se, në rastin në fjalë, ajo kishte kryer thjesht një operacion rutinë dhe se rillogaritja e harxhimit të energjisë nga klienti kishte qenë korrekte.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz