BallinaSport895 ditë dhe rreth 1 milionë euro: Fatura e majme e qëndrimit...

895 ditë dhe rreth 1 milionë euro: Fatura e majme e qëndrimit të Mourinhos në hotel

Të ngjajshme

Keisuke Honda rikthehet nga pensionimi në moshën 39-vjeçare

Ish-ylli i AC Milan dhe i Japonisë, Keisuke Honda,...

Çështja e presidentit, Nagavci: Do të vazhdojmë me takime

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci...

Zhduket një person në Ferizaj, doli nga shtëpia dhe s’u kthye më

Një person raportohet të jetë zhdukur në Ferizaj. Ankuesja femër...

Putin shpall armëpushim 32-orësh në Ukrainë për Pashkët Ortodokse

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shpallur një armëpushim...

Lowry Hotel i tha lamtumirë të martën banorit të vet më të famshëm dhe me qëndrimin me të gjatë, Jose Mourinhos, pasi Manchester Unitedi e shkarkoi atë nga pozita e trajnerit.

Sikur Jose Mourinho ta pyeste Ed Woodwardin, “A mund të ma jepni edhe një sezon tjetër?” të martën në mëngjes, është e qartë se cila do të ishte përgjigja.

Manchester Unitedi sapo e emëroi Ole Gunnar Solskjaserin në pozitën e trajnerit të përkohshëm, deri në fund të sezonit, para se ta gjejë një trajner të ri afatgjatë, për ta ndryshuar operimin e futbollit në klub. Por, dhe një institucion tjetër të Mançesterit e ka marrë rrjedha, transmeton Gazeta Express.

Vendim i Jose Mourinhos për të qëndruar në hotelin me pesë yje Lowry është dokumentuar shumë mirë, me natyrën e qëndrimit të tij të gjatë që pritet të shërbejë si metaforë për një qëndrim të parehatshëm dhe grindavec në një klub, në të cilin s’është ndier kurrë tamam si në shtëpinë e vet.   

Pasi u shkarkua pak pas orës 10:00, trajneri portugez pati mundësi ta shmangë çregjistrimin e vonshëm nga hoteli, të paktën. Gjithsesi, kjo do të përbënte një ndryshim të vogël në faturën e përgjithshme të qëndrimit të tij në hotel.

Një natë qëndrimi në këtë hotel kushton mesatarisht 785 funte.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz