back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaShqiptare74 vjeçarja nga Peja që jeton e vetme: Zgjohem në 4 të...

74 vjeçarja nga Peja që jeton e vetme: Zgjohem në 4 të mëngjesit dhe gjithë ditën nuk futem brenda

Të ngjajshme

Rutte: NATO-ja pret nga Beogradi përcaktimin e përgjegjësinë për sulmin në Banjskë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, përsëriti se...

25 komuna përmbyllin rinumërimin e votave

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar...

Bashkëshortja e Shpat Kasapit ndan dhimbjen dy muaj pas humbjes së tij

Kujtimi i Shpatit vazhdon të jetojë në zemrat e...

A do bëhej xheloze? Reagimi i Brikenës për afrimin mes Juelës dhe Mateos

Juela dhe Mateo kanë krijuar një marrëdhënie shoqërore brenda...

Ajo çdo ditë zgjohet në ora 4:00 të mëngjesit. Puna e parë e saj është ndezja e zjarrit.

Prej 30 vitesh Rrushe Qorraj jeton vetëm në fshatin Drelaj të Rugovës.

E moshuara asnjëherë nuk ka mundur të largohet nga ky vend.

Në kasollen e saj prej druri 74 vjeçarja kalon katër stinët e vitit dhe aty e gjen qetësinë.

“Unë zgjohem herët dhe ora 4 nuk më gjen fjetur. Përgatis ndonjë ushqim të mirë çfarë vet dëshiroj”, tregon e moshuara .

Përkundër viteve mbi supe, Rrushja asnjëherë nuk lodhet duke u kujdesur për 15 bagëti.

“Gjithë ditën nuk futem brenda. Merrem me punët e shtëpisë dhe pastrimin e ambientit”.

Të kaluarën e kujton me shumë nostalgji. Thotë se kanë kaluar mirë me njëri-tjetrin edhe pse ishin shumë banorë.

E moshuara thotë se pos ceremonive të gëzimit edhe ceremonitë e vdekjes nuk janë si më parë.

Për fëmijët e saj që jetojnë në botën e jashtme ka dhënë një mesazh.

“Vdekja ka pasur një ceremoni të dinjitetshme. Tash më nuk ka. Djalit tim i kam thënë se unë po vdes por ju mos u mërzisni hiq. Mos më bëni as të shtata e as ceremoni tjera. As të pame e asgjë. Merri njerëzit dhe dërgoj në hotel e jepuni të hanë e të pinë. Si po veprojnë tash mos bëni. Shamijat e bardha janë dukur bukur. Tash [femrat] s’po merren vesh a janë gra a burra me ato flokë të lëshuara. Vijnë në dhoma dhe qeshin më zë. Ato nuk i kisha pranuar në shtëpi”, tregon më tej e moshuara për RTV Dukagjini.

Të Fundit

Sport

ShowBiz