“BE-ja na tradhtoi neve” Protestuesit mblidhen tek Aeroporti i Prishtinë, presin presidenten e Komisioni Evropian
dp

Lexo edheGjykata Speciale: Nuk jemi konsultuar për nismën e ndryshimit të ligjit

Von der Leyen pritet që sot të takohet me kryeministrin Albin Kurti si dhe presidenten në detyrë, Albulena Haxhiu.
Por në pritje të saj në Aeroportin e Prishtinës janë disa protestues.
Tek aeroporti tanimë janë mbledhur një grup i të rinjve të cilat dolën për të protestuar pas vendimit të Gjykatës Speciale, e cila dënoi me 81 vite burgim gjithsej ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi me 25 vite, Jakup Krasniqi me 25 vite, Kadri Veseli me 18 vite si dhe Rexhep Selimi me 13 vite.
Në pankartat e këtyre të rinjve shkruhet “Sot Thaçi, nesër Zelensky” si dhe “Bashkim Evropian, ju na tradhtuat neve”./Lajmi.net/

Lexo edheGjykata Speciale: Nuk jemi konsultuar për nismën e ndryshimit të ligjit


