“6 deputetët tanë vlejnë sa 43 të opozitës” – Molliqaj: PSD do të jetë opozita reale në Kuvend
dp

Lexo edheKamberi për gazetën gjermane: “Demokratizimi i Serbisë nuk mund të bazohet në riprodhimin e modeleve të vjetra nacionaliste”

Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Molliqaj tha se fuqia e opozitës nuk matet vetëm me numra, por me argument dhe opozitarizëm real.
“Pretendimi që 6 deputetë tanë bëjnë sa 43 të opozitës së deridjeshme, në kuptimin e opozitarizmit jo në kuptimin e numrave”, deklaroi ai.
Sipas Molliqajt, partitë politike shpesh humbin ose fitojnë mbështetje sapo hyjnë në Kuvend, ndërsa theksoi se çdo votë për PSD-në do të përfaqësojë drejtpërdrejt qytetarët që kërkojnë opozitë më të fuqishme.

Lexo edheKamberi për gazetën gjermane: “Demokratizimi i Serbisë nuk mund të bazohet në riprodhimin e modeleve të vjetra nacionaliste”
“Fuqia e opozitës vjen kryesisht nga fuqia e argumentit dhe idesë dhe pastaj sigurisht nga mbështetja popullore”, u shpreh ai.
Molliqaj shtoi se përballë pushteteve të forta, vota bëhet vendimtare vetëm kur arrin të prodhojë ndryshim pushteti.