Video/ Flori Mumajesi dhe Luan Zhegu japin spektakël në avion duke kënduar
BILLI

Lexo edhePër sa ditë i hëngri 2 mijë burek Fatmir Spahiu?

Përmes një video të postuar në “Facebook”, këngëtari i mirënjohur Luan Zhegu dhe Flori Mumajesi na kanë bërë të ditur se kanë udhëtuar së bashku me avion, por destinacionin nuk e kanë zbuluar.
Gjatë udhëtimit ata janë ngritur dhe kanë kënduar këngën e njohur “Ti më je si një gonxhe”. Në video shihet një stjuardese që mban në dorë një tortë dhe i gjithë ky performim ka qenë vetëm për ditëlindjen e Zhegut i cili ditën e djeshme ka festuar 70-vjetorin e tij të lindjes.
“Me një nga artistët më të talentuar të muzikës shqiptare, me tironsin tim Flori Mumajesi“, shprehet Zhegu krah videos, ndërsa Flori në postimin e tij shkruan “Me të madhin Luan Zhegu”.

Lexo edhePër sa ditë i hëngri 2 mijë burek Fatmir Spahiu?