HomeLajme4 projekte infrastrukturore, Basha njofton vendimet e qeverisë

4 projekte infrastrukturore, Basha njofton vendimet e qeverisë

Të ngjajshme

Sistemi EES, një dështim? Udhëtarët presin me orë të tëra në aeroporte për regjistrimin e hyrje-daljeve

Presidenti i Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve në Europë (ACI...

Haxhiu pret në takim lamtumirës Shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano

U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka...

D4D kërkon forcimin e edukimit medial për t’u përballur me dezinformimin dhe sfidat digjitale

Organizata Demokraci për Zhvillim (D4D) ka organizuar konferencën me...

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka njoftuar miratimin e financimit të katër projekteve infrastrukturore, në 4 komuna.

Investimet do të realizohen në Mitrovicë, Fushë-Kosovë, Graçanicë e Obiliq, transmeton IndeksOnline.

“Këto investime do të përmirësojnë infrastrukturën lokale, do të rrisin sigurinë në komunikacion dhe do të krijojnë kushte më të mira për qytetarët në këto komuna” u shpreh Basha.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Sot në qeveri miratuam financimin e katër projekteve infrastrukturore në katër komuna

Me vendimin e sotëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, është mundësuar alokimi i mjeteve financiare për realizimin e katër projekteve infrastrukturore në komunat Mitrovicë, Fushë Kosovës, Graçanicë dhe Obiliq.

Në Komunën e Mitrovicës, me investim prej 500 mijë euro, do të realizohet asfaltimi i rrugëve në fshatrat Bajgorë, Rashan, Terstenë dhe Kutllovc i Vllahisë.

Në Komunën e Fushë Kosovës, do të financohet rehabilitimi i segmentit të rrugës “Agron Rrahmani”, në kuadër të projektit të përbashkët me Komunën e Graçanicës.

Në Komunën e Graçanicës, do të financohet rehabilitimi i rrugës Uglari, në kuadër të projektit të përbashkët me Komunën e Fushë Kosovës, me vlerë totale prej 200 mijë euro.

Në Komunën e Obiliqit, me investim prej 450 mijë euro, do të realizohet rehabilitimi dhe zgjerimi i rrugës që lidh Plemetinin me Hamidin dhe Sibocin si dhe ndërtimi i sistemit të ndriçimit publik.

Këto investime do të përmirësojnë infrastrukturën lokale, do të rrisin sigurinë në komunikacion dhe do të krijojnë kushte më të mira për qytetarët në këto komuna.

Qeveria për komunat dhe për të gjithë qytetarët.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz