HomeLajmeAhmeti në Berlin: Ndikimi rus e kinez po sfidon Ballkanin, integrimi në...

Ahmeti në Berlin: Ndikimi rus e kinez po sfidon Ballkanin, integrimi në BE mbetet çelësi i sigurisë

Të ngjajshme

Sistemi EES, një dështim? Udhëtarët presin me orë të tëra në aeroporte për regjistrimin e hyrje-daljeve

Presidenti i Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve në Europë (ACI...

Haxhiu pret në takim lamtumirës Shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano

U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka...

D4D kërkon forcimin e edukimit medial për t’u përballur me dezinformimin dhe sfidat digjitale

Organizata Demokraci për Zhvillim (D4D) ka organizuar konferencën me...

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, të mërkurën zhvilloi takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Evropën në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Christoph Israng, si dhe me deputetët e Bundestagut, Peter Beyer dhe Boris Mijatovic, anëtarë të Komisionit për Punë të Jashtme.

Në takimin me Israng, sipas njoftimit për media të MPJD-së, u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet aktuale politike dhe avancimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, me theks të veçantë në organizimin e konsultimeve të para politike ndërmjet dy vendeve.

“Në takime të ndara me deputetët Beyer dhe Mijatovic, zëvendësministri Ahmeti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës dhe theksoi përkushtimin e vendit për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit dypalësh”.

“Bashkëbiseduesit shkëmbyen pikëpamje mbi zgjerimin e BE-së, zhvillimet politike dhe të sigurisë në rajon dhe Evropë, si dhe rëndësinë e mbështetjes për agjendën euroatlantike dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, u tha në njoftimin e MPJD-së.

Më herët gjatë ditës, Ahmeti mori pjesë në panelin “Ballkani Perëndimor në një udhëkryq: Gjeopolitika dhe siguria”, të organizuar nga Instituti Aspen në Berlin.

Paneli trajtoi zhvillimet gjeopolitike dhe të sigurisë në rajon, zgjerimin e BE-së, Procesin e Berlinit dhe ndikimin e aktorëve të jashtëm.

Ahmeti, sipas njoftimit, theksoi se sfidat e sigurisë në rajon janë të dyfishta: ndërhyrjet e aktorëve të jashtëm dhe sfidat që gjenerohen brenda vetë rajonit. Në këtë kontekst, ai përmendi ambiguitetin gjeopolitik, i cili mundëson shtrirjen e ndikimit rus dhe kinez në Ballkan dhe, përmes tij, edhe në Evropë.

Zv/ministri i Jashtëm nënvizoi se, “në planin e brendshëm, stabiliteti rrezikohet nga qasjet revizioniste, kontestimi i sovranitetit dhe mungesa e llogaridhënies për aktet e dhunës dhe të agresionit”.

“Ai theksoi gjithashtu se të drejtat e pakicave në rajon duhet të mbrohen sipas standardeve të njëjta evropiane, pa u përdorur për qëllime politike”, u tha në njoftimin e MPJD-së.

Në përfundim, sa i përket zgjerimit, Ahmeti tha se integrimi në BE është një instrument strategjik për paqen dhe sigurinë, duke mbështetur integrimin gradual të rajonit në politikat dhe mekanizmat e BE-së, të ndërlidhur me reformat dhe përafrimin me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz