HomeLajmeKurti në Ditën Memoriale të Komunitetit Egjiptian: Kontributi i tyre është pjesë...

Kurti në Ditën Memoriale të Komunitetit Egjiptian: Kontributi i tyre është pjesë e pandarë e historisë së Kosovës

Të ngjajshme

Nga temperaturat e larta në rrebeshe të furishme, moti befason Skenderajn

Sot, në fshatin Klladërnicë të komunës së Skenderajt janë...

4 projekte infrastrukturore, Basha njofton vendimet e qeverisë

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka njoftuar...

Deficiti tregtar shkon në 544.4 milionë euro në maj 2026

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të...

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka organizuar një pritje në Ballkonin e Hapur të Qeverisë me rastin e shënimit të 24 Qershorit – Ditës Memoriale të Komunitetit Egjiptian.

Sipas një komunikate të Zyrës së Kryeministrit, Kurti ka vlerësuar rolin dhe kontributin e komunitetit egjiptian në ndërtimin e shtetit të Kosovës, duke theksuar se ky komunitet ka qenë pjesë e pandarë e rrugëtimit të vendit drejt lirisë, pavarësisë dhe funksionimit të institucioneve demokratike.

“Komuniteti egjiptian ka ecur mes kohëve, mes stuhive dhe nuk ka lejuar kurrë që ta humbasë drejtimin”, ka deklaruar Kurti, duke shtuar se pjesëtarët e këtij komuniteti kanë dhënë kontribut të çmuar në jetën shoqërore, politike, ekonomike dhe kulturore të Kosovës.

Ai përmendi figura të njohura të komunitetit egjiptian, si dëshmorin Xhevdet Hoti dhe nënshkruesin e Deklaratës së Pavarësisë, Xhevdet Neziraj, duke theksuar se gjurmët e tyre mbeten të rëndësishme në historinë e vendit.

Kurti tha se Kosova është ndërtuar mbi parimet e lirisë, barazisë dhe respektit për dinjitetin e secilit qytetar, ndërsa theksoi se institucionet duhet të garantojnë mundësi të barabarta për të gjitha komunitetet.

Në fjalën e tij, ai renditi edhe një sërë masash që, sipas Qeverisë, janë ndërmarrë gjatë mandatit të saj për komunitetet joshumicë. Këto përfshijnë investime në ndërtimin dhe renovimin e shtëpive, krijimin e fondeve të dedikuara për infrastrukturë në lagjet ku jetojnë komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, ndarjen e bursave për studentë dhe mbështetje financiare për nxënësit.

Sipas Kurtit, gjatë periudhës 2021-2025 janë investuar afër një milion euro për qendrat mësimore që mbështesin fëmijët e këtyre komuniteteve, ndërsa janë zhvilluar edhe fushata të veçanta punësimi në sektorin publik.

Ai bëri të ditur se gjatë mandatit të tij, 20 kadetë nga komuniteti egjiptian kanë diplomuar në Policinë e Kosovës, duke u bërë pjesë e institucioneve të sigurisë së vendit.

Në përmbyllje, Kurti theksoi se synimi i institucioneve mbetet krijimi i mundësive të barabarta për arsimim, zhvillim dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët, pa dallim etnie, duke uruar komunitetin egjiptian për Ditën Memoriale. /Lajmi.net/

- Advertisement -