HomeSportInfantino flet për ankesat e ndërprerjeve për hidratim në Botëror

Infantino flet për ankesat e ndërprerjeve për hidratim në Botëror

Të ngjajshme

ZKA gjen një “mal” me parregullësi në Ministrinë e Shëndetësisë

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), ka evidentuar një sërë...

Vllaznia prezanton futbollistin kosovar

Fatbardh Latifi është larguar nga skuadra e Trepçës ’89,...

Remzie Osmani po vjen me këngë të re

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani po...

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka mbrojtur çështjen e ndërprerjeve për hidratimit në Kupën e Botës.

Pauzat tre-minutëshe që u futën në fuqi për tuneun e kësaj vere në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, për t’u lejuar lojtarëve të marrin lëngje gjatë temperaturave ekstreme, janë pritur me kritika të shumta.

Shumë tifozë kanë pohuar se pushimet janë thjesht për të ardhura shtesë nga reklamat, ndërsa të tjerë kanë deklaruar së janë të pakuptimta për shkak të temperaturave më të ulëta në disa vende të cilat kanë edhe stadiume me ajër të kondicionuar.

Ndërprerja u prit me fishkëllima nga tifozët gjatë ndeshjes së Anglisë me Ganën të martën, diçka që tani është bërë një dukuri e rregullt.

Ndërkohë, Infantino ka mbështetur ndërprerjet, të cilat ai pretendon se janë aty për ta bërë lojën më të barabartë.

“Nuk ka të ardhura shtesë për FIFA-n, pasi të gjitha marrëveshjet tregtare u nënshkruan shumë kohë më parë. Kjo nuk është një çështje financiare për ne. Për ne, është thjesht një çështje sportive”, deklaroi Infantino.

Kupa e Botës FIFA 2026 po zhvillohet për herë të parë në tre vende Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz