Arrestohet një person në Junik, Policia i gjen armë dhe municion gjatë bastisjes
dp

Lexo edheImri Ahmeti dje kishte ofruar dorëheqje edhe nga pozita e kryetarit të degës në Lipjan

Sipas njoftimit, Stacioni Policor në Junik më 23 qershor 2026 ka pranuar informacione se një person posedonte armë pa lejen përkatëse.
Pas pranimit të informacionit, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe, në koordinim me prokurorin e shtetit, më 24 qershor ka realizuar një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit në Junik.
Gjatë bastisjes, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë, një karikator dhe 13 fishekë.
I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar nga hetuesit lidhur me rastin.

Lexo edheImri Ahmeti dje kishte ofruar dorëheqje edhe nga pozita e kryetarit të degës në Lipjan
Me vendim të prokurorit të shtetit, ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar. /Lajmi.net/
