HomeLajmeImri Ahmeti dje kishte ofruar dorëheqje edhe nga pozita e kryetarit të...

Imri Ahmeti dje kishte ofruar dorëheqje edhe nga pozita e kryetarit të degës në Lipjan

Të ngjajshme

Haxhiu pret në takim lamtumirës Shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano

U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka...

D4D kërkon forcimin e edukimit medial për t’u përballur me dezinformimin dhe sfidat digjitale

Organizata Demokraci për Zhvillim (D4D) ka organizuar konferencën me...

Vetura përfundon jashtë rrugës në Lumbardh të Vushtrrisë

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në...

MINT gjobit edhe me 25 mijë euro KEDS-in për shkak të njehsorëve elektrikë me afat të skaduar verifikimi

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, përmes Agjencisë...

Nga temperaturat e larta në rrebeshe të furishme, moti befason Skenderajn

Sot, në fshatin Klladërnicë të komunës së Skenderajt janë...

LDK momentalisht gjendet në një kaos. Degë të ndryshme e figura të rëndësishme po kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku pas rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Fillimisht, dega e LDK-së në Pejë që udhëhiqet nga Gazmend Muhaxheri doli me komunikatë ku kërkoi largimin e lidershipit, transmeton lajmi.net.

Pas saj, doli dega në Lipjan, që udhëhiqet nga Imri Ahmeti.

Ndaj kësaj kërkese u kundërpërgjigj Abdixhiku duke i quajtur sabotues Muhaxherin dhe Ahmetin dhe kërkoi dorëheqjen e tyre pasi humbën në komunat e tyre në zgjedhjet e 7 qershorit.

Imri Ahmeti gjatë mbledhjes së djeshme në degë kishte ofruar dorëheqjen nga pozita e kryetarit, por ishte refuzuar nga anëtarët e degës.

Këtë e ka konfirmuar kandidati për deputet nga Lipjani, Armend Grajqevci.

“Si parti që në themelin e saj ka demokracinë, në mbledhjen e kryesisë së degës dhe të kryetarëve të nëndegëve u diskutua rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit. Kërkesa për dorëheqjen e z. Lumir Abdixhiku nuk ka ardhur nga këta anëtarë apo kryetarë nëndegësh, por nga aktivistë dhe qytetarë, zëri i të cilëve është përcjellë përmes kësaj strukture.”, tha ndër të tjera Grajqevci./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz