HomeLajmeKosovari që vdiq në Lezhë dyshohet se humbi kontrollin e veturës për...

Kosovari që vdiq në Lezhë dyshohet se humbi kontrollin e veturës për shkak të përgjumjes

Të ngjajshme

Inspektorët bërthamorë do të rikthehen në Iran, njofton shefi i OKB-së

Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore, Rafael Grossi ka...

Epokë e re në histori: Klose reagon pasi Messi theu rekordin e golashenusit më të mirë

Pas dy golave të shënuar ndaj Austrisë, sulmuesi argjentinas,...

​Serie A publikon oraret, ja kur nis edicioni i ri

Liga italiane e futbollit ka konfirmuar datat dhe kriteret...

Ahmeti në Berlin: Ndikimi rus e kinez po sfidon Ballkanin, integrimi në BE mbetet çelësi i sigurisë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti,...

Janë zbardhur detaje të reja lidhur me aksidentin tragjik që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lezhë, ku humbi jetën shtetasi kosovar, Kadri Behluli.

Sipas raportimit të Top Channel, dyshohet se viktima ka humbur kontrollin e automjetit si pasojë e përgjumjes gjatë drejtimit të mjetit.

“Familja po udhëtonte me automjet në aksin rrugor Lezhë–Milot. Burime nga policia bëjnë me dije se dyshohet që drejtuesi i automjetit humbi kontrollin si pasojë e përgjumjes dhe u përplas me një kamion. Si pasojë e goditjes së fortë, drejtuesi i automjetit, shtetas nga Kosova, humbi jetën”, raportoi gazetarja e Top Channel nga Lezha.

Nga aksidenti mbetën të lënduar edhe djali i viktimës dhe motra e tij, të cilët po marrin trajtim mjekësor.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz