BallinaSportNë ndeshjen e katërt për fitoren e tretë

Në ndeshjen e katërt për fitoren e tretë

Të ngjajshme

Pas sulmit në Teheran, Irani nis raketa drejt Izraelit

Irani ka nisur disa raketa në drejtim të Izraelit. Sipas...

Muriqi humb penalltinë më të rëndësishme të sezonit

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka humbur penalltinë më të...

Një 16 vjeçar nga Kosova sot është në bankën rezervë te Bayern Muncheni

Bayerni po zhvillon këto momente ndeshjen e Bundesligas ndaj...

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë: Çka do të bëjë Qeveria?

Tregu i Kosovës është shumë i ekspozuar ndaj ndryshimeve...

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen e katërt në kuadër të Ligës së Kombeve.

Skuadra e Bernard Challandes është mysafire e Ishujve Faroe në Torshavn sonte në mbrëmje.

Pas fitores ndaj Maltës me rezultat, 3-1, Kosova synon sonte fitoren e tretë nga katër ndeshje në Ligën e Kombeve.

Me fitoren e fundit në Prishtinë, Kosova forceu kreun e tabelës në grupin 3, Liga D me 7 pikë të grumbulluara, shkruan IndeksOnline.

Golashënuesi i dyfishtë ndaj Maltës, Benjamin Kololli është mungesa më e madhe sonte e Challandes, i cili ka opsione të pakta në mbrojtje.

Mungesë tjetër e Kosovës është edhe ”truri” i mesfushës, Hekuran Kryeziu, i cili është i pezulluar shkaku i kartonëve.

Përndryshe, Kosova është përballur edhe në muajin e kaluar me Ishujt Faroe në Prishtinë, ku ka fituar me rezultat solid, 2-0.

Ndjekësi më i afërt i Kosovës në grup është Azerbajxhani me 5 pikë, Kombëtare të cilën Kosova e pret në ndeshjen e radhës në ”Fadil Vokrri”./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz