back to top
Wednesday, March 4, 2026
BallinaLajme24 vjet pa vendim, Kushtetuesja konstaton shkelje

24 vjet pa vendim, Kushtetuesja konstaton shkelje

Të ngjajshme

Gjenden mbetje mortore gjatë gërmimeve në Rahovec

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se...

Nuk pritej/ Prishet miqësia mes Londrimit dhe Benitës?

Londrim Mekaj, fituesi i edicionit të katërt të Big...

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka publikuar aktgjykimin në rastin e parashtruar nga Adem Shehu, duke konstatuar shkelje të së drejtës për gjykim brenda një afati të arsyeshëm.

Gjykata, me vendim unanim, ka vlerësuar se procedurat gjyqësore në lidhje me lëndën [T.nr.29/2000] në Gjykatën Themelore në Gjakovë janë zvarritur në mënyrë të pajustifikueshme, duke cenuar nenin 31 të Kushtetutës dhe nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Rasti ka të bëjë me një procedurë trashëgimie, e iniciuar nga parashtruesi më 7 nëntor 2000, lidhur me pasurinë e lënë nga nëna e tij. Procedura është ndërprerë në vitin 2002 dhe, sipas Gjykatës Kushtetuese, ka mbetur e pazgjidhur për më shumë se 24 vjet, pa asnjë epilog përfundimtar.

Gjykata vlerësoi se parashtruesi nuk ka kontribuar në vonesat e procedurës dhe se përgjegjësia për tejzgjatjen i atribuohet organeve gjyqësore. Sipas aktgjykimit, një vonesë kaq e gjatë është e pajustifikueshme dhe bie ndesh me standardet kushtetuese dhe evropiane për gjykim të drejtë.

Si rrjedhojë, Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar Gjykatën Themelore në Gjakovë që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për vazhdimin dhe përfundimin e çështjes, si dhe që deri më 11 mars 2026 ta informojë Kushtetuesen për masat e ndërmarra për zbatimin e aktgjykimit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz