Më 20 dhjetor protestohet kundër shtrenjtimit të rrymës
01·

Të mërkurën më 20 dhjetor do të protestohet kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.
Protesta do të mbahet para zyrave të KEDS në ora 12:00.
“Kjo protestë thirret nga një grup qytetarësh pa prapavijë partiake. Disa nga qytetarët e grupit organizativ ishin të përfshirë në protestat e vitit 2013 kundër skandalit të fryrjes së faturave nga KEK-u dhe disa të përfshirë në protestat me hashtag #protestoj”, thuhet në ngjarjen e paralajmëruar në Facebook.

Lexo edheMe fitoren e Gani Dreshajt, vjen një lajm i mirë edhe për PDK-në!
“Protesta ka për qëllim parandalimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike të paralajmëruar nga Qeveria e Kosovës”.














