2 komuna të veriut kanë 13 milionë euro borxh për ujë
BILLI

Lexo edheFotografi kosovar me një gjest të mahnitshëm, fotosesion pa pagesë për maturantët që s’i kanë mundësitë

Komunat veriore të Kosovës, Mitrovica e Veriut dhe Zveçani, të cilat me ujë të pijshëm furnizohen nga fabrika për përpunimin e ujit në Shipol të Mitrovicës, kanë borxh për ujë të pijshëm mbi 13 milionë euro.
Banorët e këtyre komunave nuk kanë paguar asnjëherë për ujin e harxhuar, ndërsa shpenzimet as nuk u janë faturuar qytetarëve, shkruan më tutje “Zëri”.
Qeveria e Kosovës ka subvencionuar kompaninë ujësjellësi rajonal “Mitrovica” herë pas herë, por borxhet janë akumuluar deri në atë masë saqë tashmë është vështirë të inkasohen.

Lexo edheFotografi kosovar me një gjest të mahnitshëm, fotosesion pa pagesë për maturantët që s’i kanë mundësitë
Drejtori i ujësjellësit rajonal “Mitrovica”, Sami Miftari, ka thënë se Qeveria e Kosovës deri më tani ka paguar 6 milionë euro kompensim për ujin e harxhuar për veriun e Kosovës.