“12 milionë na u tërhoqën përmes përmbaruesit – me pikë të kastit”, Gjini tregon se çka i bëri Gjakovës Ministria e Financave
dp

Lexo edheBarduani pret në takim gjeneralin austriak, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe rajon

Ardian Gjini, kryetar i Gjakovës që garon për një tjetër mandat nga radhët e AAK-së, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7.
Ai ka folur për qasjen e nivelit qendror ndaj Komunës së Gjakovës.
Ardian Gjini thënë se 12 milionë euro ia kanë marrë me qëllim prej investimeve kapitale.

Lexo edheBarduani pret në takim gjeneralin austriak, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe rajon
“Ne i tërheqim prej shpenzimeve kapitale, prej kodit shpenzimeve kapitale. Një projekt prishet, po hajde që u prish, vjen auditori edhe e kualifikon raportin e Gjakovës. Raporti është i kualifikun shumë keq, edhe thotë keni bërë keq klasifikim mjeteve. Jam shku e kam taku auditorin dhe i kam thënë çfarë ka bërë Komuna e Gjakovës gabim, ne nuk i kemi ekzekutu mjetet. Ne e kemi thirrur Ministrinë e Financave dhe i kemi thënë mos na ekzekuto prej kapitaleve”.
“I kemi pasur mjetet tepricë, nuk na ka marrë ato – na ka marrë kapitalet. Pyetje jem e dytë ishte a kemi harru me bë diçka, thotë jo kurgjo, kualifikimi i raportit na përjashton nga granti përformancës dhe na humb 1 milion e 500 mijë, përpos këtyre 300 mijë. Për çdo vit e kemi raportin e kualifikun. Asi kualifikimi me ta bërë me pikë kastit, vetëm Gjakovës i ka ndodhur. 12 milionë na kanë marrë prej investimeve”, ka thënë Gjini. /Gazeta Express