BallinaJetëKuriozitete107-vjeçari që ende vozit Mercedesin e tij me të fejuarën 100-vjeçare

107-vjeçari që ende vozit Mercedesin e tij me të fejuarën 100-vjeçare

Të ngjajshme

Dy të plagosurat në Majac të Podujevës në gjendje të rëndë, dërgohen në QKUK

E dyshuara për vrasjen dhe plagosjen që ndodhi sonte...

Aksident tragjik në Vlorë, dy viktima dhe një i lënduar rëndë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në...

Goditet me veturë për vdekje një 81 vjeçar në Piranë të Prizrenit

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:30...

Dajaku: Amir Rrahmani është dashur të ftohet, për përkrahje morale

Analisti i emisionit sportiv “Favorit”, që transmetohet në T7,...

Joe Newman, 107-vjeç, është banori më i vjetër i ndërtesës ku jeton ai në Sarasota, Florida.

“Natyrisht që kam dhimbje”, ka thënë Newman për “Today” të NBC-së. “Por unë vallëzojë më shpejtë se kushdo tjetër në këtë vend”, shtoi ai.

Ai, po ashtu, edhe vozit shpejt.

Ky i moshuar është bërë i famshëm në këtë vend me veturën e tij Mercedes 320 me ngjyrë qershie, të cilin e ka blerë nga mjeku i tij kur ishte 103-vjeç, transmeton Koha.net.

“Kur e pash për herë të parë, zemra ime rrahu më shpejtë”, tha Newman.

Për argëtim, Newmani kënaqet duke u vozitur nëpër qytet me të fejuarën e tij, Anita Sampson, e cila muajin e ardhshëm do të bëhet 100 vjeçe.

“Jemi duke e shijuar çdo moment që e kemi së bashku”, tregoi 107-vjeçari. “E dimë se sa të vjetër jemi dhe jemi të lumtur për çdo ditë që e kalojmë së bashku”, shtoi ai.

Edhe pse patenta e shoferit e Newmanit do të skadojë deri më 2022-n, ai thotë se nuk bënë shumë kilometra me veturën e tij këto ditë. Kur del natën, shpesh në opera ose balet, ai dhe e fejuara e tij preferojnë të përdorin Uberin.

Newman, po ashtu, është i lumtur të pozojë kur është duke vozitur veturën e tij sportive. Ai e di se i bënë njerëzit të qeshin. Po ashtu, ai e di se kur do të ndërrojë jetë, do të mbahet mend në Logan Center, një organizatë që mbështet njerëzit me aftësi të kufizuara intelektuale dhe zhvillimore në shtëpinë e tij të mëparshme në South Bend, Indiana.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz