back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajme10 raste të reja me HIV-AIDS në Kosovë

10 raste të reja me HIV-AIDS në Kosovë

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Janë dhjetë raste të reja në Kosovë që sivjet kanë rezultuar pozitive në virusin HIV. Kjo është bërë e ditur nga shefi i Repartit A, të Repartit Infektiv, Dr. Murat Mehmeti.

Ai udhëheq repartin ku janë në mbikëqyrje mjekësore 33 pacientë, të cilët janë të prekur nga virusi që ka shkaktuar AIDS-in.

“Momentalisht janë 33 pacientë që janë në mbikëqyrje. Prej tyre 25 janë nën trajtim mjekësor dhe 8 nuk janë duke marrë terapi”, ka thënë doktori Mehmeti për Gazetën “Zëri”.

Numër në rritje i rasteve me HIV-AIDS

Ai ka thënë se sivjet është një numër në rritje i rasteve të raportuara për dallim me ato të viteve paraprake.

“Krahasuar me vitet tjera është numër më i madh. Çdo vit kemi pasur nga 2-3 raste. Ndërkohë, sivjet karakteristikë është që raste të reja kemi pasur disa djem të rinj homoseksualë”, ka thënë doktori Mehmeti.

Sipas tij, ndonëse nuk është bërë ndonjë analizë e saktë në lidhje me këtë numër në rritje, një nga faktorët mund të jetë edhe sensibilizimi i qarkut ku kanë ndodhur marrëdhëniet homoseksuale.

“Nuk kemi ndonjë të dhënë që sivjet kemi numër më të madh të testuarve në krahasim me vitet tjera”, ka thënë doktori Murat Mehmeti, infektolog në Klinikën Infektive të QKUK-së. /zeri/

Të Fundit

Sport

ShowBiz