BallinaLajmeOVL-UÇK: Vendorët dhe ndërkombëtarët kënaqen vetëm atëherë kur Sabit Geci është i...

OVL-UÇK: Vendorët dhe ndërkombëtarët kënaqen vetëm atëherë kur Sabit Geci është i vdekur

Të ngjajshme

Kryetari i komunës shqiptare ofron 15 milionë lekë, nëse skuadra shpallet kampione

Kryetari i Shkodrës, Benet Beci ka bërë një premtim...

Të shtëna në një lokal në Prishtinë, dy të plagosur dhe një arrestim

Një ngjarje e frikshme me armë zjarri tronditi orët...

Sir Alex Furguson “tradhëton” United, i pranishëm në derbin e madh anglez

Sir Alex Ferguson, ka “tradhëtuar” ish-skuadrën e tij, Manchester...

Berisha lëshon alarmin: Tentakulat mafioze të Tiranës po shtrihen në Kosovë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar një alarm të fortë...

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së përmes një komunikate kanë shprehur shqetësime lidhur me rastin e  veteranit-invalidit të luftës Sabit Geci.

Ata kanë kërkuar nga Prokuroria Speciale të dërgoi kërkesë në EULEX për zbutjen e dënimit të Gecit.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, është e shqetësuar për rastin e veteranit-invalidit të luftës z. Sabit Geci, i cili është maltretuar kohë të gjatë, duke u mbajtur padrejtësisht nëpër burgje, për shkak të gjykimeve “për krime lufte” që për ne ishin dhe janë procese të montuara politike.

Duke e ditur gjendjen shëndetësore të Geci, i cili përballet me sëmundje të rënda, sëmundje të cilat janë edhe me diagnoza të njëjta nga ana e mjekëve të UNMIK, EULEX, Turqisë dhe Kosovës, neve na ka ardhur mirë që drejtësia e liroi gjashtë muaj për shkaqe shëndetësore.

Lidhur me këtë lirim, jemi habitur me reagimin e ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, z. Philip Kosnett dhe pyesim se a ka të drejtë të përzihet në drejtësi, dhe pse nuk reagon për mosgjykimin e serbëve, të cilët kanë bërë dhunime, djegie, shkatërrime dhe krime deri në gjenocid.

Duke pasur parasysh që EULEX nuk ka më mandat për këto gjëra, pyesim: A kaq e paaftë është Prokuroria Speciale e Kosovës, që të dërgoi kërkesë në EULEX, për zbutje të dënimit të z. Geci, kur e di që kjo gjë në kompetencë të kujt është.

Për fund: Ne mendojmë se vendorët dhe ndërkombëtarët kënaqen vetëm atëherë kur Sabit Geci është i vdekur”, thuhet në këtë reagim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz