back to top
Saturday, October 25, 2025
BallinaLajme​Shkaktohen zjarre në Malishevë, apel për kujdes të shtuar

​Shkaktohen zjarre në Malishevë, apel për kujdes të shtuar

Të ngjajshme

Gjini për Kurtin: I pandershëm, jo fisnik e as burrështetas

Kandidati për kryetar të Gjakovës nga radhët e Alenacës...

Heshtje në ”San Siro”, Pisa barazon rezultatin ndaj Milanit (VIDEO)

Pisa ka arritur të barazoj rezultatin ndaj Milanit. Ishte Juan...

“Lumiri më pyeti a mundemi me fitu”, Tahiri flet për koalicionin me LVV-në në Vushtrri

Kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga LDK-ja, Xhafer Tahiri...

Gjatë ditës së djeshme, në territorin e Komunës së Malishevës kanë ndodhur disa zjarre fushore, ndërsa njësia e zjarrfikësve të Malishevës, ka intervenuar në tri zjarre të mëdha fushore.

Me këtë rast, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, apelon tek qytetarët, që të bëjnë kujdes të shtuar.

Sipas kumtesës për media dërguar nga Komuna e Malishevës, në disa raste, këto zjarre fushore, kanë rrezikuar të përhapen në masë dhe duke rrezikuar djegien e pyjeve dhe të shtëpive.

Bashkë me njësitë e zjarrfikësve, në këto incidente zjarri kanë intervenuar edhe njësitë e policisë dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim Valon Gashi, në emër të drejtorisë, ka apeluar te qytetarët, që të bëjnë kujdes të shtuar dhe të mos shkaktojnë zjarre në fusha, qoftë nga hedhja e cigareve apo edhe nga djegia e hamulloreve dhe barit të thatë, pasi për shkak të thatësisë së madhe, zjarret përhapen shpejt dhe nuk mund të kontrollohen.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz