back to top
Friday, October 24, 2025
BallinaLajme​​Deputeti i LDK-së kalon me sukses transplantin e veshkës: E fitova luftën...

​​Deputeti i LDK-së kalon me sukses transplantin e veshkës: E fitova luftën edhe në këtë drejtim

Të ngjajshme

KQZ: Fushata zgjedhore për balotazhin nga 3 deri më 9 nëntor

Komisioni Qendror i zgjedhjeve në mbledhjen e sotme mori...

Rike Roçi befason, falenderon Zotin për këtë gjë (Foto}

Ish- banorja e Big Brother Vip Albania, Rike Roçi,...

Kosova në Slloveni: “Dardanët” bëjnë thirrje tifozëve besnikë për udhëtim dhe bileta

Tifogrupi zyrtar i Kombëtares së Kosovës, “Dardanët”, ka bërë...

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi ka njoftuar se ka kaluar me sukses operimin e transplantit të veshkës.

“Kam kënaqësinë t’ju informojë se këto ditë i jam nënshtruar me sukses transplantit të veshkës, një intervenim ky i ndërlikuar, kompleks, por që fatmirësisht, ka kaluar siç është më së miri”, ka njoftuar Kelmendi.

Postimi i Kelmendit në Facebook:

Miq të nderuar,

Kam kënaqësinë tju informojë se këto ditë i jam nënshtruar me sukses transplantit të veshkës, një intervenim ky i ndërlikuar, kompleks, por që fatmirësisht, ka kaluar siç është më së miri.

Falënderoj Zotin, që deshi, që unë ti ktehem sërish vazhdimësisë.

Pas disa betejave të fituara shëndetësore, po duket se tani e kam fituar edhe luftën në këtë drejtim.

Tani jam kthyer në familje me gjendje shëndetësore të mirë, ndërsa që më duhet të ndjekë udhëzimet dhe rekomandimet e mjekëve specialist deri në rikoperimin final shëndetësorë, gjë që nënkupton një kufizim të përkohshëm të disa prej aktiviteteve dhe angazhimeve ditore, për shkak të kontrollit dhe menaxhimit të imunitetit.

Dua me këtë rast të shprehë mirënjohjen e thellë për qindra e mijëra miq nga të gjtiha anët e Botës, për ineteresimin e tyre.

Falënderim për kolegët e punës dhe të politikës, për njerëz të thjeshtë dhe të gjithë ata që bashkëndjenë me mua dhe familjen në këto ditë.

Falënderim të veçantë për familjen time të ngushtë dhe të gjërë.

Së shpejti takohemi në punë, me energji të reja!

Mirënjohës; Ramiz Kelmendi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz