Në Artanë mbërrin edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti
BILLI

Lexo edheGani Geci për Vjosa Osmanin: Me pas qenë nënkryetare e LVV-së nuk i kishte mbrojt më mirë interesat e tyre!

Shprehim keqardhje të thellë për fatkeqësinë e ndodhur sot, me 2 qershor, në minierën e Artanës ku kanë humbur jetën Idriz Gerbeshi dhe Haki Arifaj.
Idriz Gerbeshi, xehetar me banim në Hajvali dhe Haki Arifaj inxhinier i diplomuar i xehetarisë nga fshati Gllogovc, Komuna Lipjan, janë viktimat që humben jetën në thellësi të minierës së Artanës.
Këtë lajm e ka bërë të ditur MEPTINIS, e cila edhe u ka shpreh ngushëllime familjeve.
Në vendngjarje tashmë ka mbërri edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, teksa aty janë parë edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministrja e MEPTINIS, Rozeta Hajdari.

Lexo edheGani Geci për Vjosa Osmanin: Me pas qenë nënkryetare e LVV-së nuk i kishte mbrojt më mirë interesat e tyre!
Ngjarja ka ndodhur me shembjen e pa pritur të masës shkëmbore në minierën Artana.
Autoritetet e Republikës së Kosovës po angazhohen maksimalisht për t’u dalë në ndihmë të gjithë minatorëve dhe familjarëve të prekur.