BallinaLajme​Nagavci kërkon nga drejtoritë e arsimit punësimin e 100 asistentëve për fëmijët...

​Nagavci kërkon nga drejtoritë e arsimit punësimin e 100 asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta

Të ngjajshme

EWB: Draft-raportet e PE për Kosovën dhe Serbinë theksojnë krizat politike në të dyja vendet

Draft-raportet mbi Kosovën dhe Serbinë iu prezantuan dje anëtarëve...

KEDS informon: Kur dhe ku do të ndërpritet energjia elektrike nesër

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike ka njoftuar...

Edhe pse gjykimi ka përfunduar, Specialja ia vazhdon paraburgimin Veselit

Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin Kadri Veselit. ‘‘Thaçi dhe...

Aksident trafiku në Prishtinë: Përfshihen disa vetura, (Foto)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më...

City mendon për pasardhësin? Guardiola do të vendosë pas finales me Arsenalin

Pyetjet rreth të ardhmes së Pep Guardiola te Manchester...

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka kërkuar nga Drejtoritë Komunale të Arsimit që të nisin procedurat e punësimit të 100 asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta, përcjellë Drenica Press.

Nagavci përmes një postimi në Facebook tha se ofrimi i mundësive të barabarta për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë është prioritet i Qeverisë dhe Ministrisë sonë.
“Në kuadër të kësaj, sot kam dërguar njoftim me shkrim në Drejtoritë Komunale të Arsimit për procedurat e punësimit të 100 asistentëve për fëmijët me aftësi të kufizuara, në mënyre që punësimi i tyre të bëhet në tre mujorin e parë të këtij viti. Në përmbushje të prioriteteve të këtij viti për rritjen e përfshirjes, ofrimit të mësimdhënies dhe mësimnxënies cilësore për fëmijët me nevoja të veçanta në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar, në Ligjin Nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës se Kosovës për vitin 2022, janë ndarë normat dhe mjetet financiare për punësimin e 100 asistenteve për fëmijët/nxënësit me nevoja të veçanta”, ka deklaruar ajo.

Ministrja ka shtuar tutje se, tani do të vazhdojnë bashkëpunimin me komunat dhe do ta monitorojnë këtë proces për së afërmi për t’u siguruar që punësimi i tyre të bëhet brenda kohës së paraparë dhe nevojave të identifikuara nëpër komuna.

“Pikësynim i Qeverisë sonë mbetet që deri në fund të mandatit t’i kemi 500 asistentë për fëmijët me aftësi të kufizuara në shkolla. Vitin 2022 e kemi shpallur “Vit të personave me aftësi të kufizuara” dhe mbesim të përkushtuar që fëmijëve tanë t’ua lehtësojmë qasjen në arsim të barabartë dhe cilësor”, tha Nagavci

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz