BallinaShowBizShakira dhe Burna Boy “ndezin” Botërorin 2026, publikohet himni zyrtar

Shakira dhe Burna Boy “ndezin” Botërorin 2026, publikohet himni zyrtar

Të ngjajshme

Nura: Lushtaku do t’i përgjigjet ftesës, s’ka ardhur ende

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka deklaruar...

David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder në Britani

Ish-kapiteni i Anglisë, David Beckham, është bërë sportisti i...

Kos në Prishtinë: Në Kosovë duhet të rikthehet stabiliteti politik

Komisionerja  e BE-së për Zgjerim, Marta Kos ka ritheksuar...

Kurti: Kemi një fqinjë më shumë agresor sesa bashkëpunëtor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po mban një konferencë...

Shakira dhe Burna Boy kanë publikuar këngën zyrtare të 2026 FIFA World Cup me titull “Dai Dai”, një projekt muzikor që bashkon ritmet latine me energjinë e Afrobeats, transmeton IndeksOnline.

Kënga vjen si një kombinim global dhe shumëgjuhësh, ku dy artistët përmendin disa nga kombëtaret dhe futbollistët më të njohur në botë. Në vargjet e saj dëgjohen emra shtetesh si Brazili, Argjentina, Kolumbia, Meksika, Japonia, Koreja dhe Holanda, duke sjell atmosferën festive të Kampionatit Botëror.

Pas refrenit të parë, Shakira dhe Burna Boy alternojnë vargjet solo përpara se të bashkohen në një duet energjik, që pritet të shoqërojë turneun më të madh të futbollit në botë.

Publikimi i “Dai Dai” erdhi menjëherë pasi u bë e ditur se Shakira, Madonna dhe grupi korean BTS do të jenë yjet kryesore të spektaklit historik të finales së Botërorit, i cili do të mbahet më 19 korrik në MetLife Stadium. Organizimi artistik i këtij eventi është kuruar nga Chris Martin.

Spektakli do të mbështesë fondin “FIFA Global Citizen Education Fund”, i cili synon të mbledhë 100 milionë dollarë për t’u ndihmuar fëmijëve në qasje më të mirë në arsim dhe futboll.

Shakira e kishte paralajmëruar këngën javën e kaluar përmes një videoje të publikuar nga Maracanã Stadium, ku ajo shfaqej duke kërcyer në mes të stadiumit. Në fragmentin e publikuar dëgjohej edhe zëri i Burna Boy, duke ngritur menjëherë pritshmëritë e fansave.

Kjo nuk është hera e parë që Shakira lidhet me himnet e Botërorit. Kënga e saj “Waka Waka (This Time for Africa)” mbetet një nga himnet më ikonike të Kupës së Botës, pas publikimit në edicionin e vitit 2010 në Afrikën e Jugut.

2026 FIFA World Cup do të organizohet nga United States, Canada dhe Mexico, ndërsa ndeshjet do të zhvillohen gjatë muajve qershor dhe korrik.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz