Shkëmb Manaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka bërë të ditur se për herë të dytë i janë drejtuar Njësisë për Hetimin e Krimeve Kibernitike të Policisë së Kosovës, për ndërmarrjen e veprimeve hetimore për ndërhyrjet në faqen e Kryetarit të LDK-së dhe zyrtarëve tjerë të Lidhjes Demokratike të Kosovës!
Ndërsa ka thënë se këto sulme e cenojnë integritetin e procesit zgjedhor.
“Këto sulme e cenojnë integritetin e procesit zgjedhor sepse kanë për qëllim manipulimin e komunikimit publik, deformimin e përceptimit publik si dhe cenimin e sigurisë dhe të integritetit institucional. Ftojmë policinë dhe prokurorinë që të marrin masa të mënjehershme që të parandalojnë sulmet e koordinuara në komunikimin publik digjital”, ka thënë Manaj.