Një banesë është përfshirë nga zjarri pasditen e së mërkurës në rrugën “UÇK” në Prishtinë.
Në pamjet që ka siguaruar indeksonline shihet tym i dendur.
Njësitet e zjarrfikësve ndodhen tashmë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij në objektet përreth.
Deri më tani nuk ka informacione për të lënduar apo për shkaktarin e zjarrit./Indeksonline/
- Advertisement -