Dalja e votuesve të Kosovës në zgjedhjet lokale është mjaft e ulët! U bëj thirrje njerëzve të Kosovës që të mos e humbin këtë rast që të vendosin për të ardhmen e tyre”, ka shkruar Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova në Twitter.
Bazuar në të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 15:00, komuna e Mamushës, prinë me pjesëmarrje në zgjedhje. Në këtë komunë, deri në orën 15:00 kanë votuar 54 për qind e votuesve.
E dyta është komuna e Kllokotit, me mbi 45 për qind, pasuar nga Hani i Elezit, me mbi 40 për qind.
Këto të dhëna janë paraqitur në faqen zyrtare të KQZ-së.
Ndërsa komunat me daljen më të ulët janë, komuna e Skenderajt, me rreth 20 për qind, pasuar nga Komuna e Dragashit me mbi 22 për qind dhe komuna e Rahovecit me mbi 25 për qind të pjesëmarrjes në votime. /rel/





