Zeka ‘godet’ rëndë partnerët e koalicionit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka duke folur për dëbimin e 6 turqve në Kosovë, tha se përgjegjësit kryesor për këtë aksion janë Hashim Thaçi dhe Begjet Pacolli raporton “Zëri.info”.
“Personalisht mendoj se a janë këta njerëz të dëbuar terrorist apo jo, është vetëm çështje perceptimi. Ajo që më shqetëson është fakti i krijimit të pasigurisë në Kosovë. Natën kur janë kidnapuar këta njerëz mu personalisht më është krijuar ndjenja 100% e pasigurisë që të jetoj në Kosovë”, tha Zeka.
Madje ai tha se Hashim Thaci edhe Behgjet Pacolli janë akterët kryesor të këtij aksioni.
Lexo edheA po merr Lista Serbe ‘direktiva’ nga jashtë?!
“Aksioneri kryesor është Hashim Thaci , dhe gjysmë aksionari është Behgjet Pacolli. Përgjegjësit kryesor për kidnapimin e 6 turqve janë Hashim Thaci dhe Behgjet Pacolli, as Flamur Sefaj e askush nga AKI-ja, e as komandanti i policisë e askush tjetër”, tha Zeka. /ZËRI/


